11.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Ministri gjerman kritikon “paragjykimet e turpshme ndaj turqve”

Më të lexuarat

BERLIN (AA) – Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, bëri thirrje për përpjekje më të mëdha në luftë kundër ksenofobisë dhe diskriminimit. Komentet e tij u bënë në 25 vjetorin e sulmit zjarrvënës në Solingen, ku si pasojë jetën e humbën pesë anëtarë të një familjeje turke, raporton Anadolu Agency (AA).

“Sulmi me zjarrvënie në Solingen, ishte një sulm kundër të gjithë nesh, kundër vlerave tona dhe bashkëjetesës në paqe”, tha Maas në një prononcim për grupacionin mediatik Funke.

“Është e turpshme që shumë njerëz, prindërit, gjyshërit e të cilëve kanë ardhur nga Turqia të përballen me diskriminim në jetën e përditshme”, shtoi më tej.

Maas pritet që të martën vonë të takojë ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, me të cilin do të marrë pjesë në një mbledhje komemorative për viktimat nga zjarrvënia e qëllimshme.

Në vitin 1993, katër ekstremistë të rinj të djathtë të moshës ndërmjet 16 dhe 23 vjeç shkaktuan një zjarrvënie të qëllimshme në shtëpinë e familjes Genç, në kohën e rritjes së pakënaqësive ndaj emigrantëve në vend, pas bashkimit të Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore në vitin 1990.

Dhjetra nga sulmet ksenofobike në Gjermani të kryera midis viteve 1990 dhe 1996 morën jetën e të paktën 18 emigrantëve dhe azilkërkuesve ndërkohë dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit