12.4 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Ministri australian i mbijetoi tërmetit: Kisha fat

Më të lexuarat

“Në momentin e tërmetit gjendeshim në një restorant në katin e 12 të ndërtesës”, tha Peter Dutton duke përshkruar dridhjen si “të fuqishme dhe dramatike”

 

MELBOURNE (AA) – Ministri i Brendshëm australian, Peter Dutton, i ka mbijetuar tërmetit të djeshëm prej shtatë ballëve sipas Rihterit në ishullin indonezian Lombok, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën telefonike për mediat australiane, Dutton rikujtoi se në Indonezi gjendet me rastin e pjesëmarrjes në konferencën për luftë kundër terrorizmit.

“Në momentin e tërmetit gjendeshim në një restorant në katin e 12 të ndërtesës”, tha Peter Dutton duke përshkruar dridhjen si “të fuqishme dhe dramatike”.

Ai shtoi se “ka pasur fat që mbijetoi”. “Të gjithë u shtrimë për tokë në një moment. Ndërtesa është dëmtuar rëndë, por askush nga bashkëpunëtorët e mi nuk është lënduar rëndë”, tha Dutton.

Ngjarjen e djeshme e quajti “ditë të tmerrshme për Indonezinë”.

Gjatë tërmetit, me fuqi prej shtatë ballë sipas Rihterit, i cili të dielën goditi ishullin Lombok, Indonezi, humbën jetën të paktën 91 persona.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit