14.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Mianmari ende pengon hyrjen e delegacionit të OKB-së në Arakan

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Kryetari i Misionit për hetim të pavarur ndërkombëtar për Mianmarin, Marzuki Darusman, tha se qeveria e Mianmarit ende nuk lejon ekipin e tij të hyjë në rajon për të hetuar persekutimin që kanë kryer forcat e sigurisë ndaj muslimanëve të Arakanit (Rohingya), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë Kyodo mësohet se Darusman ka folur në konferencën për media të mbajtur për prezantimin e raportit të organizatës për të drejtat e njeriut Amnesty International (AI) me temë “Kafazi pa Çati: Aparteidi në rajonin Arakan të Mianmarit” në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta.

“Qeveria e Mianmarit ende nuk është e gatshme të përballet me ne. Kam besimin se përfundimisht do t’i takojmë dhe do t’i dëgjojmë nga pikëpamja e tyre”, ka deklaruar Darusman.

Pasi ka thënë se Qeveria e Mianmarit ende nuk ka dhënë leje për hyrjen e ekipit që kërkon të hetojë ngjarjet e përjetuara në Arakan, Darusman tha se pavarësisht kësaj ata janë duke vazhduar punimet dhe se kanë kryer intervista me muslimanët e Arakanit në Bangladesh.

Amnesty International dje publikoi raportin në të cilin kishte mbledhur intervistat dhe provat gjatë dy viteve. Diskriminimi dhe persekutimi afatgjat me objektiv muslimanët e Arakanit në Mianmar në raport ishte cilësuar si “Aparteid çnjerëzor”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit