Mexhlise meditimi mbi Kuranin (xhuzi i gjashtë) – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Mexhlise meditimi mbi Kuranin (xhuzi i gjashtë) – Hoxhë Bekir Halimi

Meditimi mbi disa ajete të Xhuzit të gjashtë

﴿يا أَيُّهَا الَّذينَ آمَنُوا اذكُروا نِعمَتَ اللَّهِ عَلَيكُم﴾ [المائدة: ١١]
“O besimtarë! Kujtoni mirësinë që ju dha Allahu…”. (El-Maide: 11).
1- Kujtimi i Dhuntisë së Allahut të ndihmon:
Ta falënderosh,
Ta mbush zemrën me dashuri ndaj Tij;
Konfiromon Bamirësinë e Tij ndaj teje
Krejt kjo ta hap derën e veprimit.
2- Allahu i ka garantuar atij që kapet fuqishëm për Kuran udhëzim të plotë:
﴿ قَدْ جَآءَكُم مِّنَ ٱللَّهِ نُورٌۭ وَكِتَـٰبٌۭ مُّبِينٌۭ ١٥ يَهدي بِهِ اللَّهُ مَنِ اتَّبَعَ رِضوانَهُ سُبُلَ السَّلامِ وَيُخرِجُهُم مِنَ الظُّلُماتِ إِلَى النّورِ بِإِذنِهِ وَيَهديهِم إِلى صِراطٍ مُستَقيمٍ﴾ [المائدة: ١٦]
“Juve ju erdhi prej Allahut dritë (i Dërguari) dhe Libër i qartë (Kurani), me të cilin Allahu i drejton ata që ndjekin pëlqimin e Tij, në rrugën e shpëtimit, i nxjerr nga errësira në dritë me lejen dhe vullnetin e Vet dhe i shpie në rrugën e drejtë”. (El-Maide: 15-16).
3- Nëse do udhëzimin edhe dritën atëherë kapu për rrugën e Muhammedit, ﷺ:
﴿ يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ قَدْ جَآءَكُم بُرْهَٰنٌ مِّن رَّبِّكُمْ وَأَنزَلْنَآ إِلَيْكُمْ نُورًا مُّبِينًا ﴾ [النساء : ١٧٤ ]
“O njerëz! Me të vërtetë, juve ju ka ardhur një provë bindëse (Muhamedi) nga Zoti juaj dhe ju është zbritur një Dritë e dukshme (Kurani)”. (En-Nisa: 174). (El-Kuranu Tedeburun ve amelun).
{وَتَعَاوَنُوا عَلَى الْبِرِّ وَالتَّقْوَى }[المائدة : ٢ ]
“Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat…”. (El-Maide: 2).
4- Në devotshmërinë qëndron Kënaqësia e Allahut, kurse në bamirësi qëndron kënaqësia e njerëzve, andaj ai që i bën bashkë kënaqësinë e Allahut me kënaqësinë e njerëzve, ai e arrin lumturinë e plotë. (Abdul-Melik Kasim).
5- Më shumë kishin brengë pranimin e veprave se sa vet veprat, a nuk e ke dëgjuar Fjalën e Allahut:
{إِنَّمَا يَتَقَبَّلُ اللَّهُ مِنْ الْمُتَّقِينَ }[ المائدة: ٢٧ ]
“Allahu pranon vetëm prej të devotshmit”. (El-Maide: 27). (Ali Ibën Ebi Talib).
{فَاسْتَبِقُوا الْخَيْرَاتِ} [المائدة: 48]
“… andaj bëni gara për punë të mira!”. (El-Maide: 48).
6- Përsosja e punës, përpjekja për realizimin e punëve në mënyrën më të mirë dhe më të plotë është ajo që kërkohet prej nesh.
﴿ بَل يَداهُ مَبسوطَتانِ﴾ [ المائدة : ٦٤ ]
“Përkundrazi, të dyja Duart e Tij janë të hapura”. (El-Maide: 64).
7- Secili që kërkon diçka nga Allahu dhe ia zgjatë dorën Atij nuk kthehet bosh! (dr. Akil Esh-shemerij).

Es-Selamu Alejkum Ju paraqesim videon e radhës nga AUDIONUR, e lusim Allahun (Subhanehu we te’ala) që të kemi dobi nga kjo që ndëgjojmë .

Shpërndajeni …

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit