12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Mësimi 25 – Falëndero Allahun

Më të lexuarat

Allahu i Lartësuar thotë:
“Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juvem (me shprëblim). Më falënderoni e mos Më mohoni”. (El-Bekare: 152).

“…(e porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj”. (Lukman: 14).

“…çfarë ka All-llahu me dënimin tuaj? E falënderuat dhe i besuat?”. (en-Nisa: 147).

“Ne e udhëzuam atë në rrugën të drejtë, e ai do të jetë: mirënjohës ose përbuzës”. (El-Insan: 3).

“Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: “Nëse falënderoni, do t’ua shtojë të mirat, e nëse përbuzni, s’ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!”. (Ibrahim: 7).

“…e nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës”. (Sebe: 13).

 

Nga Aishja (radiallahu anha) transmetohet: “Muhamedi (alejhi selam) ngrihej natën për namaz aq gjatë, saqë këmbët i patën ënjtur nga dhembja, atëherë unë i thashë: ‘Përse po vepron kështu, o i Dërguari i Allahut, kur t’i ka falur ty Allahu mëkatet e mëparshme dhe të pastajmet?’ Ai tha: ‘A nuk duhet të jem rob falenderues?’”. (Transmeton Muslimi).

Sipas një transmetimi tjetër të Aishes thuhet: “ I Dërguari i Allahut, shpeshherë, thoshte në ruku dhe në sexhdet e tij: “Subhanek Allahumme rabbena ue bihamdike, Allahummagfir li” Falenderimi të qoftë Ty, Krijuesi ynë dhe qofsh i falenderuar, o Allahu im, më fal. ..” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).

Transmetohet nga Enesi (radiallahu anhu) se i dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë: “Allahu është i kënaqur me robin i cili kur ha diçka e falenderon Allahun, e poashtu edhe kur të pijë diçka e falenderon Allahun.” (Transmeton Muslimi).

 

Shpjegim:

Duhet ta falënderojmë Allahun e Lartësuar dhe të jemi mirënjohës ndaj Tij për të mirat e pafundme. Dhuntia më e madh e Tij është udhëzimi në Islam. Mos ti harrojmë edhe nimetet tjera, nëse jemi falënderues Allahu na mundëson që këto t’i gëzojmë edhe të shtohen të mirat.
Muhamedi sal-lallahu alejhi ve selem isht falënderues me fjalë dhe me vepra ndaj Allahut të Lartësuar.

 

Dobi:

Të kujtohet Allahu i Lartësuar me falënderim.
Falënderimi shprehet me zemër, me gjuhë dhe me veprë.
Nuk duhet harruar për snjë moment falënderimin.

 

Allahu im! Të falendëroj për udhëzimin tim në dritën e imanit!

 

Ulvi Fejzullahu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit