Mes shejh Ebu Is-hakut edhe shejh Albanit
📋 Unë shkova tek shejh Albani, duke qenë admirues i hadithit, por u ktheva prej tij duke qenë admirues i sunetit.
Dhe ka një dallim të madh mes të dyjave.
Këtë e sqaron ky tregim:
Ebu el-Kasim el-Bagavi – Allahu e mëshiroftë – që ishte mësuesi i Darakutnit, shkoi te Imam Ahmed ibn Hanbel dhe i tha:
“Më shkruaj një letër rekomandimi për tek filani, sepse dua të shkoj te ai.”
Duke qenë se ishte një dijetar që do të shkonte te dikush, një letër nga Imam Ahmedi ishte një gjë shumë e madhe.
Imam Ahmedi shkroi:
“Po të vjen një njeri që shkruan hadithin.”
Ai (Ebu el-Kasim) i tha:
“O Ebu Abdilah, përse nuk the: ‘Po të vjen një njeri i hadithit?’”
Vëreje mirë këtë fjalë: Imam Ahmedi i tha “njeri që e shkruan hadithin”, ndërsa ai i tha pse nuk the “njeri i hadithit”?
Imam Ahmedi u përgjigj:
“Njeri i hadithit tek ne, është ai që vepron me hadithin.”
Sepse hadithin, si studim, mund ta përpunojë edhe një novator (bidatçi në fe) për të cilin askush nuk ka dyshim se ndjek rrugë të shtrembër.
Ai mund të flasë për saktësimin dhe dobësimin e haditheve, për rregullat e kritikës dhe vlerësimit të transmetuesve – dhe flet me mjeshtëri – por ai është në rrugë të shtrembër, është mashtrues.
Një njeri i tillë quhet “i angazhuar me hadithin”, jo “njeri i hadithit”.
Njeriu i hadithit është ai që vepron me hadithin.
Unë shkova te shejhu Albanî për herë të parë në vitin 1407 hixhri, në muajin Muharrem, dhe isha i ri në kulmin e rinisë.
Kisha dëshirë të bëhesha dashamirës i hadithit.
Kur shkova te ai, mësova sunetin.
Në të vërtetë, kur e pashë, mu rrënqethi trupi.
Ashtu si herën e parë kur e pashë shejhun Ibn Baz – Allahu e mëshiroftë – në vitin 1410, kur bëra haxhin me shejh Albanin.
Ishte haxhi im i parë dhe ishte haxhi i fundit për shejhun Albanin.
Kërkova prej nxënësve të mëdhenj të shejhut Ibn Baz që ta takoja.
Në ato kohë, shejhu Ibn Baz ishte i kërcënuar dhe qeveria kishte frikë për të. Ishte nën mbikëqyrje të rreptë. (Për shkak të luftës së Gjirit).
Shkova me një nxënës të afërt të tij. Ai më tha: “Kjo është çadra, hyr brenda.”
Kalova pranë disa grupeve – nga pesë a gjashtë veta bashkë – dhe hyra në çadër. Pyeta për shejhun.
Më thanë: “Shejhu është tek dera e çadrës.”
Fillova të shikoja njerëzit dhe thashë me vete: “Kush prej tyre është shejhu?” Nuk e dallova.
Pyeta një burrë: “Ku është shejh Ibn Bazi?” Tha: “Ai është.”
Kur e pashë, trupi m’u bë si me mornica. Nga zuhdi (asketizmi) që pashë tek ai.
Këmisha që kishte veshur nuk vlente as dy qindarka.
Sandalet që kishte nuk kushtonin as një qindarkë.
Ai po rrinte i përkulur pranë veshit të një dëgjuesi – thjesht nga një pamje e tillë – mësova përulësinë, përulësinë e njeriut të madh dhe butësinë e tij.
Ndërsa kur pashë shejh Albanin, ndjeva sikur po shihja një burrë nga tre shekujt e parë. Sikur ishte një prej burrave të selefëve.
Ky ishte ndikimi i parë.
✍ Shejh Ebu Is’hak el Huvejni (Allahu e mëshiroftë).
