Fjalë motivuese
Merri këto fjalë që imam Ibn Tejmije – Allahu e mëshiroftë – i cilësoi nga më të bukurat, më të goditurat dhe më të plotat në domethënie;
Janë fjalë të thëna nga Emiri i Besimtarëve, Aliu – Allahu qoftë i kënaqur prej tij i cili thotë:
“Robi, le të mos i frikësohet askujt tjetër përveç mëkatit të vet, dhe le të mos shpresojë prej askujt tjetër përveçse nga Zoti i tij.”
❖ Atëherë, nxirre çdo lloj frike nga zemra jote çfarëdo qoftë ajo:
– frikë nga njerëzit,
– nga rrethanat e jetës,
– nga varfëria,
– nga e ardhmja,
– nga ndonjë drejtor,
– nga armiqtë,
– nga ndonjë intrigant,
– nga zilia e ndokujt,
– apo nga ndonjë sëmundje…
❖ Frikësohu vetëm nga mëkati yt! Dhe nxito drejt pendimit.
❖ Mos shpreso tek askush përveçse tek Zoti yt.
Më pas hyr në xhenetin e kësaj bote dhe hapi dyert e qetësisë së shpirtit.
Pasha Allahun
Asnjë e keqe nuk do të të godasë, përveçse për shkak të mëkatit tënd. Të gjithë atyre që u frikësohesh, nuk kanë fuqi të të dëmtojnë, dhe askush nuk mund të të bëjë dobi përveç Zotit tënd.
✍ Dr. Abdullah bin Belkasim
