22.3 C
Pristina
Wednesday, May 22, 2024

Meditoni në këto fakte shkencore mbi trupin e njeriut

Më të lexuarat

Nëse e lexoni dhe meditoni do të përfitoni diçka, përndryshe mos u lodhni ta humbisni kohën!!!

Bismilah…..

A keni ditur se triliona punëtor(qeliza) punojnë në trup pa vetëdijen tuaj?!
A e keni ditur se 100 milionë qeliza së bashku, nuk zënë më shumë vend se një majë gjilpëre?!
A e keni ditur se në trupin tënd ndodhen 200 lloje të ndryshme qelizash?!
A e ke pyetur ndonjëherë veten, a të marrë frymë? A është e mjaftueshme sasia e gjakut që pompon zemra ime?
Çfarë do të ndodhte nëse do t’u jepej juve përgjithësia për të kontrolluar të gjitha këto procese vetëm për pak sekonda?
A e keni ditur se stimujt nervor lëvizin me një shpejtësi afërsisht 9 kilometra në sekondë dhe në këtë mënyrë ju jeni të mbrojtur nga shumë rreziqe.
A keni ditur se gjatësia e plotë e rrugës nëpër të cilën i duhet të kalojë ushqimi në mënyrë që të tretet, është 10 metra?
A e keni ditur se enët e gjakut në qoftë se do të shtriheshin mbi një sipërfaqe të sheshtë gjatësia e tyre e përgjithshme do të arrinte rreth 100.000 kilometra.
A e dini se zemra bën 70 rrahje në minutë, dhe gjatë gjithë jetës suaj pompon afërsisht 152 milionë litra gjak.
“Është Ai që krijoi të dëgjuarit, të parët dhe zemrat për ju. Sa pak jeni felënderues!”(Mu’minun:78)
A e keni ditur se në trupin tonë gjenden 206 kocka, vetëm në dorën tuaj që mbani celularin tani gjenden 27 kocka.
A keni ditur se po të marrim të njëjtën sasi kockash dhe hekuri, ato janë 5 herë më të forta se hekuri.
…Dhe shikoji kockat se si Ne i kombinojmë ato dhe i veshim me mish…(Bekare: 259)
A keni ditur se trupi i juaj përmban 650 muskuj të vullnetshëm, kur qeshni në fytyrën tuaj tkurren në mënyrë të harmonishme 17 muskuj, 28 muskuj kontrollojnë shprehjen e fytyrës suaj. Për të hedhur një hap të vetëm, hyjnë në veprim njëkohësisht 54 muskuj.
A keni ditur se nëse një copëz ushqimi u rrëshqet në gypin e frymëmarrjes nxirret jashtë me një shpejtësi deri 960 km në orë.
A thua gjithë këto kryejnë detyrën e tyre spontanisht? JO!

Zoti ynë është Ai, i Cili ua frymëzon këtë plan delikat atyre. Ditura e lartë e Allahut shfaqet në ajetet e mëposhtëm:
“Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Gjithçka i përulet Atij. Ai e zë fill krijimin dhe Ai e përsërit atë e për Atë kjo është edhe më e lehtë. Atij i përket shembulli më i lartë në qiej dhe në Tokë. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.”(Rum:26-27)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit