22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Mediat Suedeze promovojnë turizmin shqiptarë

Më të lexuarat

Mund të duket e habitshme, por është e vërtet, mediat suedeze, kanë promovuar turizmin shqiptarë.
 
Tre gazetat më të mëdha në Suedi “Dagens Nyheter” me një tirazh prej 900 000 lexuesish në ditë, Sydsvenska Dagbladet me tirazh 300 000 në ditë, dhe Helsingborgs Dagblad me tirazh 200.000 në ditë, kanë botuar artikullin e gazetares Lind mbi turizmin shqiptar dhe potencialin e saj në të ardhmen.
Me botimin e këtij artikulli gazetat i kanë sugjeruar publikut suedez, se në Shqipëri ka përpjekje serioze për të krijuar një klimë të re për turizmin dhe impaktin e tij në ekonomine shqiptare.
Në shkrimin e tyre gazetat kanë vlerësuar përpjekjen e Agjencisë Kombëtare te Bregdetit për të realizuar në një kohë të shkurtër disa programe dhe iniciativa të rëndësishme për publikun, siç është ajo e hapjes së ishullit të Sazanit për publikun me modelin e një Parku Kombëtar./pi
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit