10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Mediat serbe: Papa ka refuzuar ta njohë shtetin e Kosovës

Më të lexuarat

Gjatë audiencës me Papa Françeskun, e cila zgjati 40 minuta, presidentja Atifete Jahjaga, e ka informuar të parin e Vatikanit se Kosovën e kanë njohur 108 vende, ndërsa shprehu dëshirën që këtij karvani t’i bashkëngjitet edhe Selia e Shenjtë.

Jahjaga falënderoi veçanërisht Vatikanin për “rolin e tij në kohë të vështira të Kosovës.

Edhe pse askund nuk raportohet se Papa Françesku iu ka përgjigjur negativisht Jahjagës për njohjen e Kosovës, e cila mund të prodhoj një reaksion zinxhir të njohjeve tek vendet e Amerikës Latine, mediat beogradase shkruajnë se, Ati i Shenjtë, aktualisht ka refuzuar ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Qëndrimi ynë për Kosovën është i qartë. Disa herë e kemi thënë në mënyrë të përsëritur dhe nuk ka ndryshuar. Aktualisht nuk do ta njohim Kosovën”, tha një burim i afërt me Selinë e Shenjtë. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit