5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Gjermani – Lideri i Lëvizjes antiIslame “PEGIDA” jep dorëheqjen pas pozës si Hitleri

Më të lexuarat

Lideri i PEGIDA-s, Lutz Bachmann, ka dhënë dorëheqjen të mërkurën në mbrëmje si lider i lëvizjes antiIslame, pasi në rrjetet sociale ishte publikuar një fotografi e tij me mustaqe dhe krehje si ish-diktatori gjerman, Adolf Hitler.

Themeluesi i kësaj lëvizjeje raciste në Gjermani kishte pozuar si Fyhreri nazist, i njohur edhe për krehjen e tij, mustaqet dhe vështrimin.

Veprimi i tij është shoqëruar me polemika të shumta.

Ndërkohë, për gazetën më të shitur gjermane “Bild”, Lutz Bachmann kishte deklaruar se gjithçka kishte qenë vetëm një shaka.

Indinjata për lëvizjen PEGIDA, që manifeston çdo të hënë, ka ardhur duke u rritur në Gjermani, çka e tregon edhe fakti se krahas saj manifestonin edhe mijëra persona të tjerë në favor të tolerancës fetare dhe shoqërisë së hapur./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit