6.7 C
Pristina
Wednesday, October 16, 2024

Mediat izraelite: “Mosmarrëveshje të rrezikshme” mes Netanyahut dhe zyrtarëve të sigurisë

Më të lexuarat

Mediat izraelite raportuan se ka “mosmarrëveshje të rrezikshme” mes kryeministrit Netanyahu dhe zyrtarëve të sigurisë lidhur me procesin e sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës

Mediat izraelite raportuan se ka “mosmarrëveshje të rrezikshme” mes kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe zyrtarëve të sigurisë lidhur me procesin e sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në lajmin e publikuar në gazetën izraelite “Yediot Ahronot”, thuhet se zyrtarët izraelitë të sigurisë ishin të mendimit se Netanyahu rrezikonte “fitimet në Gaza”.

Ka “mosmarrëveshje të rrezikshme” për çështjet e “shkëmbimit të të burgosurve, procesin e pasluftës, sulmin në qytetin Rafah në jug të Gazës, tensioneve të vazhdueshme me Hezbollahun në kufirin libanez dhe ndarjen e buxhetit të mbrojtjes për luftën në Gaza. Javët e fundit u shtuan mosmarrëveshjet mes Netanyahut dhe zyrtarëve të lartë të sigurisë, veçanërisht ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm Herzi Halevi, thuhet në lajmin e gazetës.

Pretendohet se shefi i Shtabit të Përgjithshëm ka vendosur shumë herë të hyjë në Rafah, por Netanyahu nuk ka mundur të tregojë vendosmëri për shkak të presioneve të presidentit amerikan, Joe Biden.

Gjithashtu pretendohet se zyrtarët e sigurisë “dëshirojnë të mposhtin Hamasin dhe t’i japin fund luftës duke hequr Hezbollahun nga kufiri” dhe se këta zyrtarë nuk mund t’i arrinin qëllimet e tyre për shkak të pavendosmërisë së Netanyahut.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, janë vrarë 34.596 palestinezë, përfshirë të paktën 14.685 fëmijë dhe 9.670 gra ndërsa 77.816 persona janë plagosur.
\AA\

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit