14.1 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Media turke: Vendbanimi i ri i Gulenit dhe lëvizjet afër tij

Më të lexuarat

Jeta okulte e armikut të Ankarasë në SHBA

Media turke pretendon se ka fiksuar fotografikisht armikun e qeverisë së Ankarasë, Fetullah Gulenin dora vetë, i cili jeton prej vitesh në SHBA.

Anadolu Agency raporton se e fiksoi kreun e FETO-s duke dalë nga vila e re, ku ai u transferua nga vila e më parshme e tij në Pensilvani, ku jeton që nga viti 1999.

Sipas gazetarëve të AA-së, ai po banon në një vilë të madhe që ndodhet në adresën “260 Kennel Road, Saylorsburg, PA 18353”, afërsisht 12 minuta larg “Chestnut Retreat Center” në qytezën Saylosburg, e njohur si selia e FETO-s.

Sipas faqeve publike të pronave të paluajtshme në internet, vila e ndërtuar në vitin 2008 në rreth 12 mijë metra tokë, ka tri dhoma dhe katër tualete në një sipërfaqe të brendshme prej afro 400 metrash katrorë.

Shtëpia, e vendosur në një pyll të izoluar dhe me vlerë rreth 887 mijë deri në një milion dollarë, është e mbrojtur fort me kamera sigurie të vendosura rreth saj dhe në hyrje.

Thuhet se shtëpia është blerë në vitin 2023 nga ana e “Meserret LLC”, një kompani në pronësi të Cevdet Turkyolu, një prej drejtuesve të organizatës, dhe fëmijëve të tij, i cili thuhet se është përgjegjës për kujdesin personal të Gulenit.

Në kopshtin e shtëpisë, të cilën Anadolu e ka filmuar nga ajri me dron, ndodhen katër automjete luksoze, si dhe mjete si makina dëbore dhe automjete kampimi.

Ndërkohë që ekipi i AA-së po vazhdonte xhirimet, nga porta e hekurt dolën dy automjete luksoze. Gulen, i ulur në sediljen e pasagjerit të Mercedesit të zi prapa, u kap nga kamera, edhe pse për një kohë të shkurtër.

Dy automjete luksoze u nisën me shpejtësi drejt një vendi të panjohur dhe e larguan Gulenin nga zona.

Njerëzit që ndodheshin në shtëpinë ku Gulen po qëndronte gjatë të xhirimeve të ekipit të Anadolu-së, lajmëruan policinë.

Pas takimit me ekipin e AA-së, policia u largua duke kërkuar që të mos hyhet në pronën private të Gulenit dhe të kihet kujdes në anë të rrugës ku trafiku është i rrjedhshëm dhe nuk ka vend parkimi.

Pretendimi se kreu i FETO-s Fetullah Gulen është larguar nga rezidenca e tij e quajtur “Chestnut Retreat Center” në Saylorsburg të Pensilvanisë, ku ai kishte qëndruar që nga viti 1999, në prill pa pëlqimin e tij dhe është dërguar në një adresë tjetër, u shpërnda në rrjetet sociale nga disa figura brenda organizatës.

Është pretenduar se Turkyolu, përgjegjësi për kujdesin personal të Gulenit, dhe Mustafa Ozcan, një nga aktorët kryesorë të tentativës për grusht shteti të 15 korrikut 2016, e kanë marrë atë nga selia e organizatës dhe e kanë mbyllur në një vend të panjohur për të kontrolluar burimet financiare të organizatës në rast të vdekjes së mundshme të Gulenit.

Ebuseleme, djali i Mesih Gulenit, vëllai më i vogël i Fetullah Gulenit, shkroi në llogarinë e tij në X se Gulen u hoq nga rezidenca në Saylorsburg pa pëlqimin e tij dhe u mbajt në një vend ku ndjekësit e tij nuk mund ta arrinin, duke shkaktuar të çara dhe mospajtime.

Ebuseleme tha se Turkyolu përdori pozicionin e tij të fortë në kampin e Gulenit për të rritur më tej pasurinë e tij personale, një fakt i njohur nga shumë segmente të organizatës, raporton AA. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit