12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Me mbështetjen e Turqisë përfundon ndërtimi i objektit të Bashkësisë Islame të BeH-së

Më të lexuarat

Drejtori i Drejtorisë së Fondacioneve të Unionit Islamik të BeH-së, Zaimoviç tha se fondi për objektin e Bashkësisë Islame u mundësua nga Drejtoria e Përgjithshme e Fondacioneve të Republikës së Turqisë

Në Sarajevë është gati të hapet ndërtesa e Rijasetit të Bashkësisë Islame të Bosnjë e Hercegovinës, ndërtimi i së cilës përfundoi me mbështetjen e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërtesa, themelet e së cilës u hodhën në vitin 2008 dhe pritej të përfundonte në vitin 2011, por ndërtimi i së cilës u ndërpre në periudhën 2010-2018 për arsye financiare, përfundoi me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Fondacioneve të Republikës së Turqisë.

Drejtori i Drejtorisë së Fondacioneve të Unionit Islamik të BeH-së, Senaid Zaimoviç ka dhënë informata për AA rreth ndërtesës së Rijasetit në Sarajevë.

Duke kujtuar se Bashkësia Islame e BeH-së nuk ka pas zyrë qendrore të veten për 100 vjet, Zaimoviç tha se ideja e ndërtimit të një godine selisë për kryesinë e Bashkësisë Islame të BeH-së lindi në vitin 2007 gjatë periudhës së Reisit të Bashkësisë Islame, Mustafa Ceriç.

“Pas ndihmës së mbledhur, themelet e para u hodhën në vitin 2008. Ndërtimi i ndërtesës filloi në vitin 2009 me kontributin ‘kuptimplotë’ të shtetit libian. Ndërtimi vazhdoi me shpejtësi të plotë në vitin 2009 dhe 2010. Megjithatë, ndërtimi u ndal për shkak të problemeve financiare. Për 7 vjet, Bashkësia Islame kërkoi një ndihmëtar për të ndihmuar në përfundimin e ndërtesës”, tha Zaimoviç.

– Fondet e nevojshme nga Drejtoria e Përgjithshme e Fondacioneve të Republikës së Turqisë

Zaimoviç tha se fondi për objektin e Bashkësisë Islame u mundësua nga Drejtoria e Përgjithshme e Fondacioneve të Republikës së Turqisë.

Duke thënë se pas protokollit të bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Fondacioneve të Republikës së Turqisë dhe Drejtorisë së Fondacioneve të Bashkësisë Islame të BeH-së në vitin 2017, puna për përfundimin e objektit filloi në vitin 2018 dhe përfundoi në përfundim të vitit 2021, Zaimoviç tha se hapja do të bëhet më 28 maj me pjesëmarrjen e një delegacioni të nivelit të lartë nga Turqia.

– Ndërtesa e re e Rijasetit është 5.000 metra katrorë

Duke thënë se ndërtesa prej 5 mijë metrash katrorë përfshin edhe zyra, salla konferencash dhe një tarracë të madhe me pamje nga Sarajeva, Zaimoviç tha se në këtë godinë do të shërbejnë 150-200 punonjës.

“Më e rëndësishmja, të gjitha institucionet e Unionit Islamik do të jenë të mbledhura nën një çati. Mund të mos e kemi kuptuar ende rëndësinë e kësaj ndërtese. Por, për ne është e rëndësishme që është afër Bashçarshisë historike dhe Varrezave të Dëshmorëve të Kovaçit, ku ndodhet edhe varri i të ndjerit Alija Izetbegoviç”, tha Zaimoviç.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit