15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Rusia ka një plan të ri: gjithçka gati, deri në vjeshtë

Më të lexuarat

Ç’synon Moska nëse merr Dombasin?

Pavarësisht se Rusia nuk arriti të pushtonte Kievin në fillim të luftës, Kremlini thuhet se po konsideron një sulm të dytë në kryeqytetin e Ukrainës, pasi trupat ruse duket se janë në prag të kapjes së të gjithë rajonit të Donbasit.

Disa media shkruajnë se “Moska ka ripërtërirë shpresat se mund të fitojë luftën në Ukrainë”.

Shtohet se administrata e presidentit rus Vladimir Putin ka filluar të mendojë se mund të arrijë një fitore të plotë deri në fund të vitit, me shumë gjasa deri në vjeshtë.

Dy burime pranë Kremlinit dhe një burim tjetër brenda administratës së Putinit i thanë Medusa-s se udhëheqja ruse ka një prag “minimal dhe maksimal” në Ukrainë për të deklaruar një “operacion ushtarak special” të suksesshëm dhe të përfunduar, siç e quajnë rusët luftën në Ukrainë.

Minimumi i kërkuar për të shpallur fitoren thuhet se është pushtimi i plotë i rajonit të Donbasit dhe objektivi maksimal i Kremlinit mbetet pushtimi i Kievit.

A do ia arrijë? Nga treguesit e deritanishëm në terren, vështirë se po. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit