15.2 C
Pristina
Sunday, June 16, 2024

Me kontroll të shtuar Izraeli hap dyert e kompleksit Al Aksa

Më të lexuarat

Edhe pas autoritetet izraelite hapën një nga hyrjet e kompleksit Al Aksa për vizitorët, qindra palestinezë kundërshtojnë kontrollet me detektorë metali dhe kamerat e vëzhgimit

JERUSALEM (AA) – Autoritetet e Izraelit në orët e pasdites hapën një hyrje të kompleksit Al-Aksa, kurse hapja e dyerve tjera pritet pas instalimit të detektorëve të metalit që janë imponuar si masa të reja të kontrollit për vizitorët, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi të premten pushtuan kompleksin Al-Aksa dhe ndaluan hyrjen e besimtarëve dhe turistëve, forcat e sigurisë izraelite sot kanë hapur derën Al Asbat dhe me kontrolle shtesë kanë lejuar vizitorët në kampus.

Autoritetet izraelite lejojnë vizitorët në kampusin pa kufizime kur është fjala për moshën e tyre. Më parë, policia izraelite shpesh ndalonte hyrjen e muslimanëve nën moshën 40 ose 50 vjeç.

Në anën tjetër, qindra muslimanë kundërshtojnë zbatimin e masave të reja të kontrollit në hyrje të kompleksit Al Aksa, ku sot nuk pranuan të kalojnë nëpër detektorët e instaluar të metalit dhe në mesin e tyre ishte edhe drejtor i vakëfit të Al Aksas Omer el-Kiswani.

Duke kundërshtuar zbatimin e masave të reja të kontrollit, shumë palestinezë sot namazin e drekës e kanë falur para kompleksit Al Aksa.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbrëmë vonë udhëtoi për vizitë në Paris dhe me këtë rast deklaroi se ka urdhëruar që kompleksi Al Aksa të hapet, por të zbatohen masa shtesë të sigurisë në aspektin e kontrollit në hyrje të kompleksit duke përdorur detektorë metalik.

“Do të instalojmë kamera ashtu që me video-mbikëqyrje do të kontrollojmë çdo gjë që ndodh në kompleks. Kam vendosur që të dielën të hapim kompleksin për vizita, por me masa të shtuara të sigurisë”, tha Netanyahu.

Forcat izraelite të premten bllokuan Al Aksën dhe ndaluan hyrjen e muslimanëve në kompleksin e shenjtë. Për herë të parë palestinezët falën namazin e xhumasë jashtë kompleksit Al Aksa që nga viti 1967, kur Izraeli pushtoi Jerusalemin.

Të premten, forcat izraelite vranë tre palestinezë në dhe para Al-Aksës, kurse në trazirat u vranë dhe dy policë izraelitë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit