Para 25 viteve Vdiq hafiz Asadi
“Më 10 qershor, para 25 vitesh, vdiq tirani mallkuar, larg qoftë prej mëshirës së Zotit.”
Në më 10 qershor 2000, ndërsa “Asadi” ishte ende në zyrën e tij presidenciale, pas një telefonate me “Salim al-Huss”, kryeministrin e Libanit, ai u rrëzua i vdekur. Në regjistrin e jetës së tij kishte shumë padrejtësi, mashtrime dhe faqe të zeza të tradhtisë dhe bashkëpunimit me armiqtë.
BBC ishte ndër të parat që njoftoi për vdekjen e tiranit, para shpalljes zyrtare. Ndoshta për shkak të një vonese në përgatitjet për transferimin e pushtetit. Papritmas, rrugët e kryeqytetit u zbrazën nga njerëzit, dyqanet u mbyllën, dhe u ndal qarkullimi i trafikut. Të gjithë u detyruan të qëndronin në shtëpi. Ishte një skenë që i ngjante një grushti shteti të dështuar. Një heshtje e frikshme mbizotëroi dhe askush nuk e dinte çfarë do të vinte: luftë civile apo një tunel errësire.
U ngritën flamujt e zinj, ata të mashtruarit dhe besnikët e verbër dolën në rrugë duke thirrur: “O Siri, çfarë të ndodhi sot? Sot ke humbur më të shtrenjtin!”. U mbushën gazetat me mashtrime dhe hipokrizi. Në titujt kryesorë shkruhej: “Vdiq udhëheqësi i kombit”, “Ah, sa humbje për Arabinë!” Dhe “Hafez al-Asad ishte një lider historik i shquar!”. Po kështu, agjencia arabe “SANA” deklaroi: “Lideri i ndjerë jetoi i pathyeshëm, strategjik, politikisht i mençur, trim dhe mëshirues.”
Një nga nxënësit e Ahmet Kiftaros edhe një nga përfaqësuesit e hoxhallarëve të Damaskut, Mervan Shukr, me zë të lartë tha me lot në sy: “Zoti e mëshiroftë udhëheqësin tonë, le të pushojë në paqe në mesin e martirëve dhe miqve të Zotit!” Pastaj shtoi: “Ai ishte nxënësi i Katamesh-it!” Pastaj vazhdoi të qante pranë trupit të tij duke u lutur.
Pastaj në vijim dhe duke qëndruar afër trupit të vdekur iu drfejtua dhe i tha: “Pse nuk flet? Pse nuk përgjigjesh? Na mësove të thoshim ‘po, zotëria im’!”. Dhe disa aktorë të tragjedisë së zezë thanë: “U ngjit në majat e përjetësisë”. Por që nga ajo ditë, jeta e shumë njerëzve u kthye në një ferr – një ferr që u shfaq në fytyrat e tyre!
Panik ishte fjala që përshkruante situatën në ato momente të tensionuara. Nuk ishte vetëm ndërtesa e televizionit që përjetonte këtë gjendje, por të gjitha agjencitë e sigurisë dhe njësitë e ushtrisë u mobilizuan në gjendje gatishmërie të plotë. U ndaluan lejet dhe pushimet, dhe u ndalua largimi nga vendet e punës. Kush kishte sy të mprehtë, mund të vërente njësitë speciale që ruanin ndërtesën e televizionit – mobilizim ekstrem, kontroll i rreptë i fytyrave dhe dokumenteve të atyre që hynin dhe dilnin nga ndërtesa.
U shfaqën fytyrat e vërteta të kësaj organizate mediatike, pasi ra nga të gjitha maskat false që kishte mbajtur ndër vite dhe u kthye në origjinën e saj: një degë të sigurisë që vepronte me mendësi sektare. Vajza e re e talentuar “Khadijeh al-Saadi”, shkroi një poezi që përfaqësonte thellësisht gjendjen:
“Nuk do ta harroj atë mbrëmje të verës në vitin 2000, kur isha vetëm një vajzë tetëvjeçare që luante në oborrin e shtëpisë së miqve tanë. Papritur, erdhën rreth njëzet burra të rinj. Njëri prej tyre bërtiti me zë të lartë: ‘Ka vdekur! Ka vdekur! Hafez al-Asadi ka vdekur!’”
Ata qeshën me gëzim dhe më pas ranë në sexhde në një çast të vetëm, për të derdhur më pas lotë dhe për të shpërthyer në emocione të përziera. Vajza e vogël tha me habi:
“Çfarë burri i mallkuar! Ai që njerëzit qanin nga gëzimi kur vdiq!”
Dhe ajo përfundoi:
“Besova pas kësaj se vdekja e tiranëve nuk është një vdekje e zakonshme. Vdekja e një tirani sjell me vete lindjen e shpresës, dhe ringjalljen e njerëzimit.”
⸻
Ky tekst është një fragment nga libri: “Fatura e poshtërimit… mbi shkatërrimin dhe rrënjët e sundimit sektar në Siri” nga profesori Moufaq Sheikh Ibrahim.
