Mbushja e telefonit përmes bluzës

0
49

Shkencëtarët e universitetit në Karolinën Jugore kanë gjetur një mënyrë për përdorimin e bluzave të lira për ruajtje të energjisë elektrike.

Ky zbulim do të mund ta shtrojë bazën për prodhim të rrobave përmes së cilave do të mund të mbusheshin telefonat mobilë dhe pajisjet e tjera. Ekspertët parashikojnë që teknologjia e tillë me telefona ‘smart’ dhe me kompjuterë ‘laptop’, të cilët mund të lakohen së shpejti do të mund të paraqitej në treg. Qëllimi kryesor është që rrobat e përditshme të jenë shumë më funksionale dhe të përfaqësojnë një lloj të vendit për ruajtje të energjisë elektrike. /kosovasot/kohaislame