9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mbreti Saudit, fushatë donacionesh për Sirinë

Më të lexuarat

Mbreti Saudit Abdullah bin Abdulaziz el Saud ka nisur një fushatë kombëtare të donacioneve për Sirinë ku u bëri thirrje të gjithë sauditëve për të marrë pjesë në ndihmat për sirianët në kryengritjen e tyre ndaj regjimit të presidentit Bashar El Assad.

Ministria e Brendshme Saudite njoftoi se fushata do të nisë nga e hëna dhe do të mbulojë tëre pjesët e mbretërisë në mënyrë që çdo banor në vend të ketë mundësi të kontribuojë në ndihmë popullit sirian në këtë kohë të krizës, raporton Agjencia e Lajmeve Saudite.
Kabineti Saudit në krye me mbretin vazhdimisht ka dënuar dhunën e regjimit sirian ndaj popullit e posaçërisht ndaj masakrës së fundit në Tremseh të Hamas.
Në një deklaratë të lëshuar në lidhje me krizën siriane kabineti saudit akuzon regjimin e Bashar al Assadit për terrorizëm dhe u bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërhyjë në emër të popullit sirian./mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit