11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Ministri britanik i Shtetit thirrje Mianmarit ti japë fund tragjedisë në Arakan

Më të lexuarat

Ministri britanik i Shtetit, përgjegjës për Azinë, Mark Field është ministri i parë i huaj që ka vizituar shtetin e Arakanit

LONDËR (AA) – Gjatë një vizite në Mianmar, ministri britanik i Shtetit, përgjegjës për Azinë, Mark Field, i kërkoi qeverisë së atjeshme ti japë fund dhunës kundër muslimanëve Rohingya, thuhet në një kumtesë të qeverisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ajo që ne kemi parë në Arakan në javët e fundit është një tragjedi absolute dhe e papranueshme”, tha Field.

“Duhet ti japim fund dhunës dhe ti kthejmë në shtëpitë e veta në mënyrë të sigurtë të gjithë të ikurit”, shtoi më tej ai.

Field tha se gjatë takimit me ministren e Jashtme të Mianmarit, Aung San Suu Ky, “ka theksuar fuqishëm nevojën që Mianmari të marrë në konsideratë thirrjet e Këshillit të Sigurimit për ti dhënë fund dhunës dhe të lejojë qasje për organizatat humanitare”.

Ministri britanik i Shtetit është ministri i parë i huaj që ka vizituar shtetin e Arakanit, që prej shpërthimit të dhunës kundër muslimanëve lokalë që ka rezultuar me mbi 400 mijë të shpërngulur.

“Field vizitoi shtetin e Arakanit ku ishte dëshmitar i shpërnguljes së njerëzve nga shkaku i dhunës së fundit kundër muslimanëve Royingya”, thuhet në deklaratë.

Edhe lideri i Partisë Laburiste në opozitë në Britani të Madhe, Jeremy Corbyn i bëri thirrje ministres së Punëve të Jashtme të Mianmarit, Aung San Suu Kyi që t’i jepet fund dhunës kundër muslimanëve të Arakanit.

Corbyn gjatë fjalimit të tij në Kongresin vjetor të partisë së tij të mërkurën, i bëri thirrje lideres së Mianmarit, Suu Kyi duke thënë se: “Muslimanët e Arakanit përjetuan dhimbje të mëdha. I them luftëtares së demokracisë dhe të të drejtave të njerëzve Suu Kyi: Jepi fund dhunës kundër muslimanëve të Arakanit në Mianmar dhe lejo hyrjen e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe organizatave ndërkombëtare humanitare në Arakan”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit