7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Masakrohen edhe rreth 80 persona në Siri

Më të lexuarat

Aktivistët opozitarë sirianë thanë se të paktën 86 njerëz janë vrarë nga forcat pro-qeveritare në provincën e Hamas.

Aktivistët thanë se më shumë se 20 fëmijë dhe 20 gra janë në mesin e të vrarëve në fshtatrat e Kubairit dhe Marzafit.

Komiteti për Koordinim Lokal tha se të paktën 78 persona kanë vdekur vetëm në al-Kubair. Aktivistët thanë se fshati u granatua nga forcat e sigurisë, por shumica e vrasjeve kanë ndodhur nga milicia pro-qeveritare.

Raportohet se shumica e njerëzve janë qëlluar nga distanca e afërt apo janë therur. Raportet vijnë në më pak se dy javë pasi që 108 njerëz u vranë në qytetin e Hulas në provincën e Homsit./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit