9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Marshe në mbështetje të refugjatëve në Poloni

Më të lexuarat

Qindra persona kanë protestuar në qytetet polake, Varshavë dhe Krakov, për të kërkuar trajtim më të mirë të refugjatëve, shumica prej të cilëve janë duke shfrytëzuar rrugën nga Bjellorusia për të hyrë në Bashkimin Evropian nga Lindja e Mesme dhe rajone tjera.

Marshet e 17 tetorit janë mbajtur ndërkohë që Qeveria polake synon të prezantojë masa të ashpra për të ndalur hyrjen e migrantëve në këtë shtet.

Në kryeqytetin polak, Varshavë, protestuesit kanë bërtitur “ndalni torturën në kufij”.

Pjesëmarrësit e marsheve kanë bërë thirrje për t’iu dhënë fund dëbimeve dhe kanë akuzuar Qeverinë se po përdor metoda të kthimit mbrapsht të migrantëve në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë.

Varshava ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në kufi me këtë shtet dhe është duke ndërtuar një ndalesë kufitare, për shkak të krizës atje.

Bashkimi Evropian dhe zyrtarë tjerë kanë akuzuar Alyaksandr Lukashenkan që drejton këtë shtet, se është duke përdorur migrantët si armë, si përgjigje ndaj sanksioneve të Brukselit, për shkak të shtypjes që u ka bërë Minsku kundërshtarëve opozitarë, prej mbajtjes së zgjedhjeve në gusht të vitit të kaluar.

Këto zgjedhje janë konsideruar të manipuluara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit