12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Maqedonia kërkon ndihmë nga Turqia për gjetjen e Elifit

Më të lexuarat

Edhe 15 ditë pas vërshimeve nuk është arritur që të zbardhet fati i Elifit 16 muajsh, raporton SHENJA. Pafuqia e policisë dhe ushtrisë së shtetit për ta gjetur vogëlushen, tash po kërkohet ndihmë nga autoritet e Turqisë që të ndihmojnë shtetin për gjetjen e saj. Gjyshi i Elifit, Isufi tha se ky ishte një premtim nga ministrat në qeveri, që Turqia do t’u sjell mjete për kërkimin e vogëlushes e cila rezulton e zhdukur që nga 6 gushti.

”Po kanë premtuar, ashtu tha ministri i punëve të jashtme i cili ishte para ca ditëve. Ai tha se tash presim përgjigje prej Turqie ”, deklaroi Isuf Fejzullahu, gjyshi i Elifit

Përskaj gjithë fatkeqësisë që i ndodhi kësaj familjeje, sot me eskavatorë kanë prishur nga themelet shtëpinë e Furkanit, babait të Elifit i cili ndërroi jetë po në atë natë të kobshme. Tashmë nëna dhe 2 motrat e Elifit, janë stacionuar në një banesë me qira.

”E kena prishur shtëpinë e Furkanit çka ka pasur rroba brenda të gjitha janë hudhur”, tha më tej ai.

Elifi i vogël po kërkohet pandërprerë nga familjarë, dashamirë dhe nga autoritet vendore.

Hava Tahiri /SHENJA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit