12.1 C
Pristina
Thursday, May 23, 2024

Lumezi thotë se aferat korruptive janë shtuar me ardhjen e ndërkombëtarëve

Më të lexuarat

Kryeprokurori i shtetit Aleksander Lumezi në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit, ka thënë se për të luftuar krimin dhe korrupsionin ka nevojë për shtim të numrit të prokurorëve.

“Korrupsioni është i dëmshëm për shoqërinë dhe ka pasoja të mëdha. Tani për herë të parë ne jemi duke hetuar raste të nivelit të lartë të korrupsionit” “.

Ndërtjerash ai shtoi se niveli i lartë i korrupsionit është ngritur pas vitit 2010, ku pjesë e këtyre kanë qenë edhe nërkombëtarët.

“Deri në vitin 2010 nuk ka pasur ndonjë rast të nivelit të lartë të korrupsionit, ato kanë ardhur pas vitit 2010 ,ku pjesë kanë qenë edhe ndërkombëtarët. Tani për herë të parë ne jemi duke hetuar raste të nivelit të lartë të korrupsionit”, ka thënë Lumezi.

Ai tha se deri më tani janë hetuar zyrtare të lartë, kryetar komunash, drejtore të bordeve, deputet e prokuror.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit