16.6 C
Pristina
Sunday, June 16, 2024

Ali Ahmeti sërish në rolin e hoxhës, ja si komentohet nga kampi i Besës “xheneti” i tij politik

Më të lexuarat

Jo më larg se para disa muajsh, portali tesheshi publikoi një artikull me titullin: “Ali Ahmeti: rastet kur si politikan ka bërë dhe “hoxhën e katundit”. Kjo retorikë e kreut të partisë shqiptare në pushtet, BDI-së, Ali Ahmeti ka vazhduar edhe më tutje. Ai edhe pse në opinion e më gjërë nuk shquhet si ndonjë njohës, e aq më pak praktikues i denjë i fesë islame, në kuadër të fjalimeve të tij gjatë fushatës parazgjedhore nuk ka hezituar të përdorë qoftë edhe fraza fetare.

Kësaj rradhe, në njërin nga tubimet në Dibër, Ali Ahmeti duke dashur të arsyetojë vendosjen e shqiptarit(maqedonasit) ortodoks, Branko Manojlovski në listën për deputet, është futur në sqarime fetare. Ai për këtë ka hedhur teza të stilit të tij, duke debatuar pa përgjigje me ish-myftiun Ruzhdi Lata, aktualisht kryetar i qytetit të Dibrës. Sipas Ahmetit, parajsa nuk qenka e garantuar vetëm për muslimanët, por për njerëzit e mirë.

“Po deshi Zoti, Ruzhdiu e di shumë mirë, do kishte bërë vetëm musliman,e jo Zoti ka bërë krishterë, myslimanë, jaudi, e çka janë ato tjerët hindus, budistë etj. Pse i ka bërë këto, i ka bërë që të sheh sa janë tolerantë ndërmjet veti, kështu që sepse nuk mund të ketë parajsë Ruzhdi vetëm për myslimanët, se besoj. Parajsë ka vetëm për njerëzit e mirë, se ka musliman që është më i keq se i keqi”, kështu është shprehur Ali Ahmeti.

Me këtë deklaratë të Ali Ahmetit, e aq më shumë me heshtjen e ish-myftiut Ruzhdi Lata, po edhe duartrokitjet e të pranishmive në atë tubim, janë irrituar tejmase thuajse i gjithë opinioni në Maqedoni, në mesin e tyre edhe teologu dhe anëtarë i Kryesisë Qendrore në Lëvizjen BESA, dibrani Xhemail Çupi.

Sipas Çupit, të paktën që do kishin mundur të bëjnë pjesëmarrësit në atë tubim, kishte me qenë lëshimi i sallës në shenjë revolte, ndryshe kjo paraqet cenim të intelegjencës së tyre.

“Nuk është për t’u habitur qëndrimi i z. Ahmeti në lidhje me Islamin dhe muslimanët sepse një deklaratë të tillë e ka dhënë edhe më parë. Domosdo për shkak të periudhës së elektrizuar parazgjedhore impakti është akoma më i madh. Nuk dua të përfitoj prej rastit, por thjesht mendoj se z. Ahmeti ka njohuri të pakta për fenë islame, kjo edhe për faktin se asnjëherë nuk ka qenë praktikues i fesë së shumicës së elektoratit të vet. Në teori, në një shtet sekular siç është Maqedonia, politika nuk duhet të përzihet në punët e fesë dhe e kundërta, por në praktikë faktet flasin ndryshe, dhe për këtë fajtor jemi të gjithë ne. Tash unë mendoj se deklarata e tij ishte ad hoc dhe non sens, por nuk mund të gjykoj duartrokitjen e tjerëve dhe as më pak heshtjen e tjerëve sepse nuk e di se si janë ndjerë ato në ato momente. Por nëse unë do isha në vendin e tyre gjëja e parë që do të bëja është të lishoja sallën në shenjë revolte, ndryshe deklarata e tij paraqet cenim të intelegjencës sonë si popull”, deklaroi për portalin tesheshi, Xhemail Çupi.

Ndërsa sa i takon aspektit fetar, sipas Çupit këtu gjithçka është e qartë, nëse ka Një Zot ja edhe një Xhenet, dhe hyrja në të është në kompetencë të Zotit.

“Islami thotë që aty do hyjnë muslimanët e mirë, në kohën kur edhe fetë e tjera pretendojnë se është ekskluzivitet vetëm për ato. Por kjo çështje mbyllet me versetin Kur’anor: ju keni fenë tuaj, ne kemi tonën”, ka përfunduar Çupi. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit