Lot nga Londra për Gazën?!

Më të lexuarat

Zgjimi i krijuesve të Izraelit: tani është vonë, pjella e tyre nuk i pyet më

Kryeministri britanik tha se vuajtjet e palestinezëve që vdesin nga uria në Rripin e Gazës përbëjnë një katastrofë humanitare “të papërshkrueshme dhe të pajustifikueshme”, ndërsa i bëri thirrje Izraelit që të lejojë urgjentisht dërgimin e ndihmës në enklavën palestineze.

“Vuajtjet dhe uria në Gaza janë të papërshkrueshme dhe të pajustifikueshme. Ndërsa situata ka qenë serioze për njëfarë kohe, tani ka arritur nivele më të këqija dhe vazhdon të përkeqësohet. Po dëshmojmë një katastrofë humanitare”, tha Starmer në një deklaratë.

Kryeministri britanik njoftoi se do të kontaktojë udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë të premten për të diskutuar se çfarë mund të bëhet për të “ndaluar vrasjet dhe për t’u siguruar ushqim njerëzve që kanë nevojë urgjente për të”.

Ky qëndrim nga Londra përbën një cinizëm politik, pasi politika britanike ishte ajo që udhëhoqi projektin famëkeq të krijimit të shtetit të Izraelit në tokë palestineze.

Perëndimi në përgjithësi dhe Britania e Madhe në veçanti kanë barrën e rëndë morale të një tragjedie njerëzore që vijon në tokak palestineze që nga viti 1948 e që tani ka arritur kulmin në Gaza me një gjenocid nga më të rëndët në histori.

Sigurisht, tani Izraeli as që i dëgjon etërit e tij, të cilët edhe i frustron me tezën spekullante të antisemitizmit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit