10.7 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

LinkedIn bëhet i Microsoftit për 26.2 miliardë dollarë

Më të lexuarat

Gjiganti teknologjik, Microsoft, do të blejë kompaninë LinkedIn për 26.2 miliardë dollarë, marrëveshja më e shtrenjtë e bërë ndonjëherë mes kompanive teknologjike.

Për Microsoftin, marrëveshja do t’i ndihmojë në misionin për të mbajtur shërbimet e e-mailit Outlook në mënyrë që klientët të mos largohen drejt Gmailit të Google-it.

Për LinkedIn-in, mundësia është që të marrë klientët e Microsoftit duke përfshirë 1.2 miliard përdoruesit e “Officet”.

Kompanitë kanë njoftuar se marrëveshja prej 26.2 miliardë nënkupton që një aksion i LinkedIn-it do të kushtojë 196 dollarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit