22.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Arrestohet kryebashkiaku i Kavajës, falsifikoi dokumentet

Më të lexuarat

Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi është arrestuar këtë të hënë me urdhër të Prokurorisë me akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Mandati për arrestimin e tij është nxjerrë nga Gjykata e Tiranës, ndërsa mbetet për t’u zbardhur se për çfarë falsifikimi bëhet fjalë, raporton Tch.

Kryebashkiaku i Kavajës është një ndër emrat më të akuzuar nga opozita për të shkuarën e tij. Partia Demokratike thotë se ai ka fshehur faktin që është i dënuar në formularin e vetëdeklarimit.

Menjëherë pas dorëzimit të formularëve, KQZ ka nisur verifikimet për disa emra, që dyshohet se kanë fshehur vepra penale apo dënime të kryera në të shkuarën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit