18.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Linjat ajrore thellojnë tensionet mes Turqisë dhe Izraelit

Më të lexuarat

Edhe pse marrëdhëniet politike mes Turqisë dhe Izraelit kanë qenë të përkeqësuara këto vite, analistë të shumtë thonë se marrëdhëniet tregtare nuk janë prekur, por mesa duket nuk është kështu për mediat izraelite. Gazeta izraelite Hearetz, ka publikuar një lajm sipas të cilët Eliazer Shkedi, drejtori ekzekutiv i kompanisë së linjave ajrore izraelite, i ka dërguar kryeministrit Netanjahu një letër, në të cilin pretendon prezencën e shumë vështirësive të aeroplanëve izraelitë për të udhëtuar drejt Turqisë. Në letër, ai i kërkon kryeministrit për të ndërhyrë.

Gazeta citon se numri i fluturimeve të linjave turke drejt Izraelit nuk i kalonte 42 në javë, ndërkohë që që nga viti 2010, numri ka vajtur në 112 fluturime në javë. Kjo, për shkak të pamundësisë së linjave ajrore izraelite që të fluturojnë drejt Turqisë, si pasojë e pengesave që zyrtarët turq kanë vendosur për kompanitë izraelite.
Nga ana e tyre, zyrtarët turq deklarojnë se kjo nuk është e vërtetë, se ata nuk kanë vendosur pengesa për kompanitë izraelite të fluturimit, siç pretendon Izraeli. Ata thonë se pengesa e vetme është në insistimin e kompanive izraelite në çështjet e sigurisë, pasi kërkojnë që në bordin e fluturimit të ketë dhe forca të armatosura, gjë e cila cenon sigurinë kombëtare sipas turqve.
Gjithashtu, kompanitë izraelite kërkojnë që të lejohen që forcat e tyre të rendit, të kenë akses që ti kontrollojnë udhëtarët për lëndë shpërthyese kimike, si dhe ofrimin e një ambienti të posaçëm, për kontrollin e personave të dyshimtë. Kurse pala turke insiston që të gjitha procedurat e sigurisë, të kryhen prej tyre.
Zyrtarët turq pohojnë se Turqia respekton marrëveshjen dypalëshe të firmosur në 2009 lidhur me kompanitë përkatëse të fluturimit. /aonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit