26.7 C
Pristina
Friday, September 17, 2021

Lidershipi koordinohet për integrim në BE

Më të lexuarat

Presidentja Jahjaga tha se në fushën e liberalizimit të vizave, duhet të ketë progres të mëtutjeshëm në sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufirit dhe migrimit…
Presidentes e Kosovë Atifete Jahjaga kërkoi nga të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, por edhe nga qytetarët e vendi, që të punojnë për t’i përmbushur obligimet ndërkombëtare për integrimin e vendit. Ajo tha se synimi kryesor i Kosovës mbetet integrimi në strukturat euroatlantike.

Këto komente ajo i ka bërë në takimin e dytë të Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, që kryesohet nga Jahjaga. Temë e takimit të dytë ishte “Agjenda evropiane e Republikës së Kosovës dhe procesi i liberalizimit të vizave”.

“Të gjithë ne shprehëm përkushtimin tonë për të kontribuar në përshpejtimin e dinamikës së integrimit evropian duke bashkuar përpjekjet tona për realizimin sa më të suksesshëm të këtij procesi, në zbatimin e kritereve dhe në përmbushjen e obligimeve në rrugën tonë drejte anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha në fillim Jahjaga.

Republika e Kosovës, sipas saj, aspiron të jetë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Evropian. Kjo, siç tha ajo, varet nga institucionet, partitë politike, shoqëria civile, komunitetit akademik dhe i biznesit, dhe nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Bazuar në përvojat e vendeve të cilat kanë kaluar nëpër këtë proces, konsensusi gjithëpërfshirës në përmbushjen e agjendës Evropiane është domethënës, dhe ai do të fuqizohet në të ardhmen”, tha presidentja Jahjaga, e cila para të pranishmëve i bërë një rezyme gjithë procesit integrues.
“…dhe përfundimisht, në fushën e liberalizimit të vizave, duhet të vazhdojmë të kemi progres të mëtutjeshëm në sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufirit dhe migrimit, të drejtave fundamentale. Ky vendim sjell një mesazh të qartë te të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se edhe ata gëzojnë perspektivën evropiane ashtu si edhe qytetarët e vendeve të tjera në rajon”, tha Jahjaga.

Në takim morën pjesë edhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi, kryeministri Hashim Thaçi, përfaqësuesi i lartë i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli e Slobodan Petroviq, ministrat Vlora Çitaku e Bajram Rexhepi etj.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit