12.3 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Liberman: Ushtria izraelite është e gatshme për çdo skenar në Siri

Më të lexuarat

Duke bërë të ditur se forcat e regjimit të Asadit kanë formuar një ushtri “të madhe” tokësore në Siri, ministri Liberman tha se “Për këtë arsye ne po ndjekim çdo zhvillim dhe jemi të gatshëm për çdo skenar”

 

KUDS (AA) – Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Liberman, tha se ushtria izraelite është gati për çdo skenar të lidhur me Sirinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Liberman ka bërë disa vlerësime në lidhje me zhvillimet e fundit në Siri gjatë një vizite të trupave ushtarake në Lartësitë e pushtuara të Golanit.

Duke bërë të ditur se forcat e regjimit të Asadit kanë formuar një ushtri “të madhe” tokësore në Siri dhe se forca e kësaj ushtrie të formuar mund të arrijë përtej forcës së viteve të mëparshme, ministri Liberman tha se “Për këtë arsye ne po ndjekim çdo zhvillim dhe jemi të gatshëm për çdo skenar”.

Sipas shtypit izraelit Liberman gjatë vizitës së tij në Lartësitë e Golanit është shoqëruar edhe nga shefi i shtabit të përgjithshëm, Gadi Eisenkot.

Izraeli që prej vitit 1967 mban nën okupim Lartësirat Golan që i përkasin Sirisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit