Studiuesi i çështjeve të armikut dhe të studimeve koloniale, Khalid AudaAllah, tha:
• Izraeli ndodhet në fazën e shpërbërjes së përshpejtuar, dhe gjithçka që po shohim sot nga zgjatja e luftës në Gaza është vetëm një përpjekje për ta shfrytëzuar këtë luftë në drejtim të rindërtimit të shoqërisë sa të jetë e mundur dhe për të shtyrë pyetjet e mëdha që kjo luftë ka hapur.
• Izraeli është goditur në disa nivele, përfshirë këtu tronditjen e fortë ekzistenciale prej së cilës ende nuk është rimëkëmbur, si edhe çështjen e legjitimitetit të tij – legjitimitetit ndërkombëtar dhe legjitimitetit përpara vetë hebrenjve në botë.
• Që të mund të mbijetojë pas kësaj tronditjeje, Izraelit i duhet ta riorganizojë shoqërinë e tij në një mënyrë “spartane” e të dhunshme. Por një shoqëri sado e ideologjizuar të jetë nuk mund ta përballojë këtë për një periudhë afatgjatë.
• Në këtë kuptim, Izraeli ka rënë si ide. Ajo që po përpiqet të bëjë sot është ta shndërrojë këtë rënie në një fazë për një ngritje të re, por kjo është një çështje ende e pasigurt.
• Izraeli ndodhet në një fazë të tillë që çdo veprim që ndikon mbi të sot, ka një ndikim të shumëfishtë mbi të ardhmen e tij.
(Pjesë të shkëputura nga podcast-i i studiuesit me programin “XhisërPodcast” së bashku me mikun @Khair_Aljabri).
