9.1 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

Kuvendi i Kosovës lanson xhiron virtuale

Më të lexuarat

Qytetarët nga sot mund të shëtisin virtualisht nëpër ndërtesën e Kuvendit dhe t’i shohin ambientet e punës së përfaqësuesve të tyre të zgjedhur.

Në vazhdën e ofrimit të shërbimeve më të mira për qytetarët dhe mediet, e në funksion të transparencës së legjislativit të vendit, Kuvendi i Kosovës prej sot lason produktin më të ri në vebfaqen e Kuvendit – xhiron virtuale.
Ky është një produkt informues në të cilin mund të shihen sallat e punës së komisioneve parlamentare, salla e mbledhjeve plenare, holli i kryesor i Kuvendit dhe të gjitha këto janë të shoqëruara me informata shtesë për rolin dhe procedurat e punës së Kuvendit të Kosovës.

Xhiron virtuale mund ta shihni në vegëzen e mëposhtme:

http://assembly-kosova.org/?cid=1,1012

Ky projekt është realizuar me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë./ind/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit