15.2 C
Pristina
E premte, 14 Maj, 2021

Emiratet Arabe ofrojnë 1 mln dollarë nëse krijoni automjetin ajror pa pilot

Më të lexuarat

Emiratet e Bashkuara Arabe do të ofrojnë 1 milion dollarë për fituesin që do të krijojë një automjet ajror pa pilot. Ky automjet do të përdoret për t’i dorëzuar qeverisë dokumente të rëndësishme. Ky njoftim, i shpallur të martën nga kabineti i ministrave, është pjesë e iniciativave të marra nga qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe për të përmirësuar shërbimin publik, duke krijuar teknologji të reja.

“Ne po kërkojmë për ide të reja, të cilat përdorin teknologjinë, për të ofruar shërbime tek qytetarët,”- tha Mohammed Abdullah Al Gargavi.
Zyrtarët treguan një prototip të këtij automjet: ai duhet të ketë katër helika, një trup të ngushtë dhe të bardhë, që të mbajë vetëm dokumente të vogla si karta e identitetit apo pasaporta. Gjithashtu duhet të ketë edhe një sistem GPS që të lokalizojë adresën, dhe për të identifikuar personin duhet të përdorë skanimin e syve ose gjurmët e gishtave.
Në këtë konkurs janë të ftuar të marrin pjesë individë, kompani nga e gjithë bota. Fituesi i konkursit ndërkombëtar do të shpallet vitin që vjen, ndërsa rezultatet vendase do të publikohen në maj.
Ekspertët mendojnë se kjo pajisje do vite për t’u krijuar, dhe mund të përballet me një sërë pengesash si moti apo probleme me sigurinë.

/tetova/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit