3.3 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Kurti takon Cleverly në Tiranë: Komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojnë terrorizmin dhe sulmin e Serbisë ndaj Kosovës

Më të lexuarat

Në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, Kurti, takoi Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

Fillimisht, Kurti e falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për kontributin për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Siç njoftohet, u bisedua për situatën aktuale të sigurisë në vend, si dhe sulmin terrorist të Serbisë të datës 24 shtator ndaj Republikës së Kosovës.

Kurti tha se provat e shumta të mbledhura konfirmojnë se sulmi u sponsorizua nga shteti i Serbisë.

“Ishte një tentativë për të cenuar rendin demokratik të Republikës së Kosovës, pjesë e një plani më të madh që synim kishte aneksimin e veriut të Kosovës”, u shpreh ai.

Po ashtu Kurti theksoi se është me rëndësi që partnerët tanë dhe komuniteti ndërkombëtar të dënojnë terrorizmin dhe sulmin e Serbisë ndaj një shteti sovran dhe të ndalojnë destabilizimin e rajonit, transmeton Telegrafi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit