30.6 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

Kurti takon ambasadorët gjerman nga rajoni dhe Berlini – flasin për rrugën drejt BE-së

Më të lexuarat

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar sot ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, si dhe ambasadorët tjerë gjerman në rajon si dhe nga Berlini.

Ambasadori Rohde në platformën “X”, ka shpërndarë një fotografi nga takimi, teksa ka pohuar se në takim kanë diskutuar për çështjet rajonale.

“Së bashku me kolegët gjerman nga rajoni dhe Berlini, e nisa ditën me një diskutim nxitës për çështjet rajonale dhe rrugën drejt Bashkimi Evropian”, thotë ambasadori.

Tutje, ai ka falënderuar kryeministrin Kurti për dialog, siç ka shkruar ai, të thellë dhe të sinqertë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit