16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kurti refuzoi vaksinën kineze/ Deputeti kosovar lutje Ramës: Na vaksino dhe ne!

Më të lexuarat

Edhe pse kishin kërkuar ndihmën e Shqipërisë për vaksinimin e mësuesve nga Kosova, autoritetet shëndetësore atje e refuzuan një ditë më parë imunizimin me vaksinën kineze, Sinovac, me pretendimin se ligjet ua ndalojnë importimin e produkteve që nuk janë regjistruar nga EMA, dhe se nga ana tjetër Kosova preferon të marrë vaksina vetëm nga shtetet që e njohin.

“Orientimi ynë është tek shtetet qe e njohin pavarësinë ndaj kemi rezerva ndaj ofertave të ndryshme”, do të pohonte kryeministri Albin Kurti. Por ndryshe nga ai, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama, hapjen e disa qendrave te vaksinimit për qytetarët e Kosovës.

Haliti shkruan se do të vaksinohej me çdo lloj vaksine, përfshirë kinezen. “Thirrje publike kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Vëlla i dashur Edi, kryeministër i Shqipërisë, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë në Kosovë me pandeminë COVID-19, dhe në anën tjetër, neglizhencën e institucioneve të vendit për të siguruar vaksinën, bëj thirrje që të hapni disa qendra vaksinimi për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ky veprim do të ishte i mirëpritur dhe i domosdoshëm në këtë kohë të keqe.

Prandaj, vepro sa më shpejt si me rastin e punëtorëve shëndetësorë të Kosovës, për të shpëtuar jetë njerëzish. Unë dua të vaksinohem me çdo vaksinë që janë duke u vaksinuar bashkëkombasit e mi në Shqipëri. E, si unë janë shumë në Kosovë. Kryeministër na ndihmo të lutem që ta kalojmë edhe këtë sfidë që e ka goditur njerëzimin,” ishte komenti i tij. Kosova ishte vendi i fundit në Europë që nisi vaksinimin, e dozat e para mbërritën vetëm në 28 mars.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit