7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kurti: E vetmja gjë që dinë të bëjnë serbët, si pafuqi e tyre

Më të lexuarat

Për kryeministrin kosovar, nga Beogradi s’rrjedhin ide por barrikada!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë ekskluzive për Oslobodenje, ka folur për krizën aktuale në veri të Kosovës.

Duke folur për barrikadat serbe, Kurti thotë se këtë e kanë traditë. Kështu siç ndodhi, siç tha Kurti, në fillim të viteve 1990 në Kroaci dhe Bosnje.

Megjithatë, kryeministri i Kosovës beson se serbët në këtë mënyrë po e tregojnë pafuqinë e tyre.

“Ata kanë traditë për barrikada! Nga njëra anë, ka barrikada që janë shprehje e pamundësisë për të krijuar një lëvizje civile.

Nga ana tjetër, ata janë gjithashtu të pafuqishëm në kuptimin që nuk dinë asgjë tjetër. Ata nuk janë krijues. Ata nuk dinë gjë tjetër veçse të përsërisin gabimet e viteve ‘90 kur ndërtuan barrikada në Bosnje dhe Kroaci.

Pra, në një farë mënyre dinë vetëm të përsëriten. Por nëse e përsëritni veten, atëherë po e vendosni veten për dështim. Mendoj se do të dështojnë”, tha Kurti.

Kujtojmë se së fundi, gjatë natës, serbët shtuan dhe një barrikadë tjetër, kësaj herë brenda qytetit, në pjesën veriore të Mitrovicës. Këtë kohë ëshët kujtuar se praktika të ngjashme ato kanë zbatuar dhe në fillimin e viteve ’90, në Kroaci e Bosnje, prej nga nisi shpërbërja e Jugosllavisë. /tesheshi.com/  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit