14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

‘Kuran Qerim’, thesari i vyer shqiptar nxirret nga arkiva, gati për prezantim

Më të lexuarat

Fondi i “Koleksionit të Kodikëve të Shqipërisë”, më pak i njohuri “Koleksion i dorëshkrimeve arabo-perse” ruan thesare të vyera librore si “Kuran Qerim”, dorëshkrimi i ilustruar i shekullit të XIX me 393 fletë letre, me përmasa 240 x 160 mm dhe i kopjuar nga kopist anonim.Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave premton se së shpejti do ta prezantojë në një ekspozitë bashkë me dokumente të tjera.

Në “Kuran Qerim”, dy fletët e para të ilustruara gjerësisht janë ato të Sures El-Fatiha dhe El-Bekare.

Ilustrimet në marginale të dy fletëve të para paraqesin dekore floreale dhe lineare, të punuara me ngjyrë blu, të kuqe dhe ar.

Fletët e tjera të tekstit përmbajnë tre korniza të brendashkruara, të punuara me ngjyrë të kuqe, blu dhe të artë.

Në ndarjet mes ajeteve kuranore janë vendosur shenja pikësimi në formë luleje të punuar po ashtu me ar.

Kapakët janë punuar me karton të veshur me lëkurë, po ashtu i dekoruar me relieve të mbushura me ar. Gjendja fizike e dorëshkrimit paraqitet shumë e mirë. Bashkë me dorëshkrime të tjera, së shpejti në një ekspozitë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit