11.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Kur të vijë në Kosovë a duhet të ha iftar me takvimin e Kosovës apo atë Gjermanisë?

Më të lexuarat

Pyetja:

Nëse udhëtoj nga Gjermania në Kosovë, ha syfyr sipas takvimit të Gjermanisë. Kur të vijë në Kosovë a duhet të ha iftar me takvimin e Kosovës apo atë Gjermanisë?

***

Përgjigjja:

Xështja e agjërimit kur udhëton nga një vend në vendin tjetër është xështje shkaqesh. Pavarësisht se ku je në momentin që bëhet agimi i dytë përfundon syfyri dhe fillon agjërimi, dhe pastaj nuk ka lidhje se a udhëton ti për një orë apo tre orë, sepse ndoshta do të arrijë teknologjia në të ardhmen që nga Amerika në Kosovë të vijnë për tre-katër orë. Dhe xfarë ndodh ata kur vijnë këtu i bie të agjërojnë pesë apo gjashtë orë sepse koha e iftarit tek ne është më afër, kjo ngase koha e iftarit është me perëndimin e diellit pavarësisht se ku ndodhemi.

Shkaku apo arsyeja që e lejon besimtarin që të fillojë me ngrënie në mbrëmje është perëndimi i diellit, prandaj kudo që ndodhesh kur perëndon dielli e ke hallall (të lejuar) të hashë. Ka mundësi që të zgjatet koha apo të shkurtohet varësisht se për ku udhëton, e kjo nëse agjëron gjatë udhëtimit. Ngase kemi lehtësime sepse Allahu thotë: “..ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju.” (Bekare, 184)

Por nëse dëshiron të agjëroj dhe nuk dëshiron ta prishë agjërimin edhe pse udhëton, është e drejtë e tij dhe ai bën iftar tek ne me perëndimin e diellit, domethënë me takvimin tonë pavarësisht se kur ka ngrënë syfyr në vendin e tij.

Dr. Shefqet Krasniqi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit