22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Kur Noli kundërshtonte mençurisht “zbulimin shtetëror” të femrës muslimane

Më të lexuarat

Avokatia brilante ndaj atij që kërkonte zbulimin e gruas në emër të të drejtave të saj

Interesant fakti se si Noli, figura emblematike e ortodoksisë shqiptare, ka mbrojtur në kohën e tij mbulesën e femrës muslimane. E ka bërë këtë duke kundërshtuar Ali Këlcyrë, një figurë nacionaliste afetare e periudhës së parë të shtetit shqiptar.

Sipas një materiali të publikuar në media, ishte viti 1923 kur Këlcyra do kërkonte heqjen e shamisë për femrën muslimane, ndodhur kjo në Këshillin Kombëtar më 10 mars të atij viti, duke çuar në në kundërshtinë dhe avokatinë brilante të Nolit.

 “Nuk dua të hyj në esencë të çështjes pse kjo është një çështje e cila duhet zgjidhur prej vëllezërve tonë muhamedanë edhe as nuk duhet të trazohemi në punë të tyre.

Vetëm dua t’i heq vërejtjen Z. Ali Këlcyrës‚ se nuk është parë në historinë e botës që një gjë e tillë të jetë shkaktue nga anë e Qeverisë‚ Parlamentit apo Kongresit. Zakonet e mbulimit të gruas nuk i kanë pasë vetëm popujt e besimit muhamedan por edhe popujt e krishterë‚ e se po të shikojmë librat e Sh. Palit‚ do të shohim se mbulesa e gruas ka qënë një mëkat më i madh; e këto zakone i kanë pasë edhe bizantinët e venezianët. Në të gjithë popujt evropianë gratë kanë dalë me një farë veli shumë më të shpeshtë se këtu.

Megjithë këtë nuk kemi pa asnjë urdhër asnjë sinodë me të cilën të jetë shkaktue zbulimi i gruas; ky zbulim ka ardhë vet-vetiu e evolucioni social ka sjellë ndrrimin gradual të zakoneve të shoqnis e se ato ndrrime që kanë ardhë gjetkë do të vijnë edhe këtu. …

Se‚ a duhet të dali gruaja e zbuluar apo e pazbuluar‚ kjo nuk na intereson shumë‚ por duhet të na heqë vërejtjen gjendja e mjeruar në të cilën ndodhet gruaja shqiptare edhe për këtë do t’u sjel’e një shëmbull se sa heqi edhe ato gra që janë të zbuluara.

Kur kam vajtur nga Vlora në Tepelenë‚ Elbasan e Tiranë e gjetkë kam pa katundarka të zbuluara të cilat punojshin e mundoheshin si shtaza sa të vjen me qa‚ kurse burrat e tyne rrinin pa punë dhe prisnin që për cdo gjë t’u ngriheshin në këmbë ato të mjera…”, ka qenë argumentimi i Nolit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit