9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Kur do niset “Ariane 6” në hapësirë?

Më të lexuarat

Testet e raketës franceze vazhdojnë deri në “Ok” përfundimtar

Nëse nuk ka vështirësi të paparashikuara, fluturimi i parë i raketës Ariane 6 pritet në fund të vitit 2023, njoftoi Philippe Baptiste, njeriu i parë i Qendrës Kombëtare Franceze për Studime Hapësinore (CNES).

Sipas fjalëve të tij, të raportuara nga e përditshmja Figaro, fluturimi i parë i raketës Ariane 6 është planifikuar për në fund të vitit, por data mund të shtyhet më tej në rast se gjatë testimit zbulohen probleme teknike.

“Gjithçka kushtëzohet nga aspektet teknike dhe problemet e mundshme që mund të lindin gjatë testeve të kombinuara të raketës dhe platformës së lëshimit në kozmodromin Kourou në Guiana Franceze”, tha Baptiste.

Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA), prodhuesi kryesor i shumicës së lëshuesve evropianë, konfirmoi se lëshimi i Ariane 6 pritet në tremujorin e katërt të këtij viti. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit