Kryetari i Turqisë Rexhep Tajib Erdogan pas publikimit të marrëveshjes shkroi:
Unë jam thellësisht i kënaqur nga përfundimi me armëpushim i bisedimeve Hamas-Izrael që u zhvilluan në Sharm el-Sheikh, ku edhe ne si Turqi dhamë kontribuatin tonë.
Dëshiroj t’u shpreh falënderimet e mia të veçanta, veçanërisht Presidentit të SHBA-së, z. Trump, i cili tregoi vullnetin politik të nevojshëm për të nxitur qeverinë izraelite drejt armëpushimit, si dhe vendeve motra Katar dhe Egjipt, të cilat dhanë mbështetje të rëndësishme për arritjen e marrëveshjes.
Si Turqi, do të ndjekim me vëmendje të plotë dhe do të sigurohemi që marrëveshja të zbatohet me përpikëri, dhe do të vazhdojmë të kontribuojmë në proces.
Njëkohësisht, do të vazhdojmë luftën tonë deri në krijimin e një Shteti Palestinez të pavarur, sovran dhe me integritet territorial, i bazuar në kufijtë e vitit 1967 dhe me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.
Me këtë rast, përshëndes me gjithë zemër vëllezërit dhe motrat palestinezë që për dy vjet vuajtjesh të papërshkrueshme kanë luftuar për jetë dhe dinjitet nën kushte çnjerëzore; ata që humbën fëmijët, nënat, baballarët, të afërmit e miqtë të cilët, pavarësisht të gjitha tragjedive, ruajtën qëndresën dhe dinjitetin e tyre.
Zoti qoftë ndihmës dhe mbështetës i vëllezërve tanë palestinezë; Zoti i bëftë shpirtin e dëshmorëve të lumtur dhe vendet e tyre të xhenetit.
