22.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Kryetari i KBI të Gjakovës, Dr. Valon Myrta, priti në takim ambasadorin e Turqisë z. Sabri Tunc Angili

Më të lexuarat

Kryetari i KBI të Gjakovës, Dr. Valon Myrta, priti në takim ambasadorin e Turqisë z. Sabri Tunc Angili


Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Dr. Valon Myrta, me bashkëpunëtorë priti sot në takim ambasadorin e Turqisë z. Sabri Tunc Angili.

Kryetari Myrta falënderoi përzemërsisht ambasadorin dhe vlerësoi lartë vizitën e tij. Ai e njohu atë me historikun dhe funksionimin e institucionit të cilin ai e udhëheq, njëherit falënderoi ambasadorin për ndihmën dhe mbështetjen madhore që populli i Turqisë i ka ofruar vendit tonë me realizimin e projekteve të ndryshme në fushën e kulturës dhe trashëgimisë fetare islame.

Nga ana e tij, ambasadori falënderoi Kryetarin Myrta për mikpritjen. Ai vlerësoi lart punën dhe angazhimin e KBI në Gjakovë, e të Bashkësisë Islame në përgjithësi, në ruajtjen e trashëgimisë kulturore islame dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer me institucionet dhe organizatat qeveritare të Turqisë.

Më pas ambasadori, i shoqëruar nga Kryetari Myrta, vizitoi Xhaminë e Hadumit dhe Medresene e Madhe, ku u njoftua me historikun dhe vlerat kulturore të ketyre objekteve fetare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit