7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kryeministri japonez shtron iftar për ambasadorët e vendeve muslimane

Më të lexuarat

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve para iftarit, kryeministri japonez, Fumio Kishida e filloi fjalimin e tij duke thënë “Urime Ramazanin”

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida me rastin e muajit të Ramazanit shtroi iftar për ambasadorët e vendeve muslimane në kryeqytetin Tokio, transmeton Anadolu.

Shefat e misioneve të vendeve muslimane në Tokio morën pjesë në iftarin në rezidencën e kryeministrit (Kantei). Duke iu drejtuar pjesëmarrësve para iftarit, kryeministri japonez e filloi fjalimin e tij duke thënë “Urime Ramazanin”.

Ai tha se për herë të parë pas vitesh kanë pritur përfaqësuesit diplomatikë të vendeve muslimane. Kishida tha se është i kënaqur me këtë.

Kryeministri japonez tha se që nga marrja e detyrës së kryeministrit ka krijuar marrëdhënie të bazuara në besim me liderët e vendeve islame me rastin e udhëtimeve të huaja dhe samiteve ndërkombëtare.

Kishida theksoi pandeminë e COVID-19 dhe krizën Rusi-Ukrainë në vitet e fundit. Sipas tij, komuniteti ndërkombëtar është në një pikë kthese historike. “Më shumë se kurrë ne duhet ta drejtojmë komunitetin ndërkombëtar në drejtim të bashkëpunimit dhe jo në drejtim të ndarjes dhe konfliktit”, tha ai.

Ai deklaroi se fryma e tolerancës dhe e harmonisë, të cilën do ta mbështesin si vendi i tij, ashtu edhe vendet islamike, do të bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit