4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Kryeministri çek: Srebrenica, një nga krimet më të mëdha të luftës në Evropë

Më të lexuarat

Kryeministri çek Petr Fiala deklaroi se në korrik të vitit 1995, gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë, ndodhën vrasje masive të civilëve të zënë rob – gjenocid në Srebrenicë


Kryeministri çek Petr Fiala deklaroi se gjenocidi në Srebrenicë është një nga krimet më të mëdha të luftës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në korrik të vitit 1995, gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë, ndodhën vrasje masive të civilëve të zënë rob – gjenocid në Srebrenicë. Kjo ngjarje konsiderohet si një nga krimet më të mëdha të luftës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Por, rezulton se edhe sot Evropa nuk është e sigurt”, tha Fiala në llogarinë e tij në Twitter.

Më pas ai kujtoi luftën e Rusisë, të udhëhequr nga presidenti rus Vladimir Putin, kundër Ukrainës.

“Ne jemi përsëri dëshmitarë të dhunës së tmerrshme dhe masakrës së civilëve, këtë herë nga Rusia e Putinit, e cila sulmoi në mënyrë agresive Ukrainën. Forcimi i sigurisë evropiane është një nga detyrat kryesore të Presidencës çeke të Bashkimit Evropian dhe ky duhet të jetë qëllimi i të gjithëve ne”, tha kryeministri çek.

Më 1 korrik, Çekia mori Presidencën e BE-së nga Franca.

Deri më tani në Qendrën Përkujtimore Srebrenicë – Potoçari janë varrosur 6.671 viktima ndërsa këtë vit do të varrosen 50 viktima të gjenocidit të kryer në vitin 1995.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit