1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Kryeimami Sahiti priti në takim zëvendësdrejtorin gjeneral të Drejtorisë së Vakëfeve të Turqisë, Aydin Cem Aslanbay

Më të lexuarat

Prishtinë, 6 dhjetor 2021

Kryemami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, priti sot në takim zëvendësdrejtorin gjeneral të Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë, Aydin Cem Aslanbay të shoqëruar nga drejtoresha për marrëdhënie me jashtë, Aişe Eda Murat, drejtoresha e sektorit të monumenteve kulturore, Şengül Koncagül, mbikëqyrësja e punimeve, Keriman Dursun dhe Hacer Coşkun, të cilët po qëndrojnë për vizitë zyrtare në vendin tonë.

Kjo vizitë ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit në realizimin e projekteve të përbashkëta me Bashkësinë Islame të Kosovës në fushën e trashëgimisë kulturore islame dhe atë sociale e shëndetësore.

Kryemami Sahiti falënderoi zv.drejtorin Aslanbay për vizitën dhe për përkushtimin e Drejtorisë së Vakëfeve të Turqisë për të ndihmuar Bashkësinë Islame në ruajtjen dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore islame në vendin tonë duke realizuar një sërë projektesh me rëndësi si në Gjakovë, Pejë, e Syriganë të Skenderajt, e tani edhe me projekte në kryeqytet.

Kryeimami Sahiti e falënderoi drejtorinë e vakëfeve edhe për bashkëpunimin në fushën humanitare e shëndetësore përmes të cilave kanë përfituar qytetarët e vendit tonë.

Aydın Cem Aslanbay falënderoi kryeimamin Sahiti për mikpritjen dhe për bashkëpunimin në realizimin e projekteve nga fusha e trashëgimisë kulturore dhe ajo humanitare e shëndetësore.

“Jemi këtu për të theksuar edhe njëherë gatishmërinë tonë për t’ju ndihmuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore islame si dhe në fushat tjera ku ju keni nevojë, theksoi zv.drejtori Aslanbay.

Pas takimit, kryeimami Sahiti bashkë me delegacionin nga Drejtoria e Vakëfeve vizituan punishtet e restaurimit të dy xhamive me rëndësi të veçantë historike e kulturore në Prishtinë, xhaminë Alaudin si dhe xhaminë e Pirinazit.

Më pas kryeimami bashkë me delegacionin nga Ankaraja vazhduan vizitën në Gjilan, ku u pritën nga kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame, Naim Aliu, me ç’rast vizituan edhe projektin e radhës,  xhaminë Atik, i cili pritet të fillojë gjatë vitit të ardhshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit