14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kryeimami Sahiti priti në takim z. Abdulaziz Alobaid

Më të lexuarat

Prishtinë, më 13 maj 2022

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, priti sot në takim Abdulaziz Alobaid, drejtor gjeneral i Fondacionit Kuvajtian për ndihmë, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë.

Kryeimami Sahiti falënderoi drejtorin Alobaid për vizitën dhe për bashkëpunimin e organizës kuvajtiane me Bashkësinë Islame në realizimin e një sërë projektesh të rëndësishme për Bashkësinë Islame, sidomos në fushën humanitare dhe zhvillimore të vakfëve.

Nga ana e tij, drejtori Abdulaziz Alobaid falënderoi kryeimamin Sahiti për mikpritjen dhe bashkëpunimin, si dhe theksoi përkushtimin e tij dhe të institucionit për thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen në fushat e interesit të përbashkët.

Në fund të takimit, kryeimami Sahiti i dhuroi mysafirit katalogun e dorëshkrimeve arabe të bibliotekës së Bashkësisë Islame të Kosovës.
The post Kryeimami Sahiti priti në takim z. Abdulaziz Alobaid appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit