16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kryeimami Sahiti priti në takim koordinatoren e UNDP-së, znj. Marta Gazideda

Më të lexuarat

Prishtinë, 21 tetor 2021

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef.Sahiti, priti sot në takim znj. Marta Gazideda kordinatore e UNDP-së, me të cilën diskutoi për projektet e programit “Trashëgimia Kulturore si nxitëse e dialogut ndërmjet komuniteteve dhe kohezionit social”.

Ky projekt përkrahet financiarisht nga Instrumenti që kontribuon për paqe dhe stabilitet (ICSP/Komisioni Evropian) dhe zbatohet nga zyra e UNDP-së në Kosovë.

Në kuadër të këtij programi janë përzgjedhur/miratuar për ndërhyrje katër projekte të rëndësishme të Bashkësisë Islame të Kosovës: 1.Xhamia e Osman Efendiut në Novobërdë; 2.Rehabilitimi dhe rregullimi i varrezave myslimane në Mitrovicë të Veriut; 3.Tyrbja e Mehmetit të vjetër afër Kalasë së Novobërdës dhe: 4.Xhamia e Drenocit, komuna e Deçanit.

Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës është e përkushtuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore islame dhe u është mirënjohëse për kontributin dhe angazhimin tuaj në këtë program, theksoi kryeimami Sahiti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit