13 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Krijohet qeveria e unitetit kombëtar në Libi

Më të lexuarat

Kryetari i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar në Libi, Fayez Sarraj njoftoi sot se është formuar qeveria e re e vendit, që përbëhet nga 18 ministri.

Gjatë një konference shtypi, në qytetin Suhejrat të Marokut, ai u shpreh se ishte rënë dakord për emrat e 18 ministrave, nga të cilët pesë janë ministra shteti, ndërsa 13 të tjerët ekzekutivë.

Kështu, Muhammed Halife el-Azzabi mori postin e ministrit të Arsimit, Ahmed Bufera atë të Industrisë dhe Ekonomisë, Al-Mahdi al-Ibrahimi al-Berguen të Mbrojtjes dhe Fahir Miftah Buferne të Financave.

Muhammed el-Tahir Siyale mori postin e ministrit të Jashtëm, El-Arif Salih el-Hoca të atij të Brendshëm dhe Cuma Abdullah el-Idrisi të Drejtësisë.

Fayez Sarraj ka vënë në dukje se në kabinet janë përfshirë edhe tri gra ministre dhe u shpreh se lista e ministrave do t’i paraqitet për votëbesim Kuvendit të Përfaqësuesve me qendër në Tobruk.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit